Burime të reja së fundmi mbështesin idenë se Elseid Hysaj në merkaton e janarit do të largohet nga Napoli. Futbollisti dhe herë pas here kapiteni i Kombëtares, prej kohësh nuk është stabël në ekipin e drejtuar nga Anchelotti dhe pas disa zërave tani vjen edhe lajmi që më shumë mundësi muajin e ardhshëm do të largohet në kryeqytetin e Italisë, te Roma.

Verdhekuqtë kanë patur probleme me krahët e mbrojtjes dhe interesin e kanë patur më herë për shkodranin, diçka e cila është konfirmuar edhe nga agjenti Mario Guiffredi. Për këtë ‘martesë’ të mundshme së fundmi ka shkruar ‘Calciomercato.com’, e cila thotë se Hysaj është objektiv për verdhekuqtë.

Shqiptarit i skadon kontrata në verën e vitit 2020 dhe duke parë këtë rrethanë marrëveshja me Napolin mund të gjehet për një shifër të vogël.

Artikulli paraprak‘FLEMË NË MAKINË ME FËMIJËN 8 MUAJSH’, DENONCIMI TEK BERISHA: ASNJË NDIHMË, DUAM NJË ÇADËR
Artikulli tjetërPOST TRAUMA/ TIRANA DREJT GJALLËRISË SË PËRDITSHME, QYTETARËT I RIKTHEN PUNËS, FËMIJËT MË 5 DHJETOR NË SHKOLLË