Lidhur me shqetësimin e ngritur një dite me pare nga mediat ne Shkodër, por edhe reagimin aspak te drejte te policisë se Shkodrës e cila mohon te ketë pasur dhune ndaj gazetareve ne aksionin për largimin e shitësve te duhanit ne Shkodër, mediat e veriut te Shqipërise, Star Plus TV, TV1 Channel, Tv Rozafa, Antena Nord TV, TV Kopliku, distancohen nga deklarata te tilla duke kërkuar respektimin por edhe lejimin e ushtrimit pa cenime te profesionit te gazetarit ne Shkodër.
Përveç se një justifikim I turpshëm nga ana e policisë e cila me se paku, duhej te kërkonte ndjese publike ndaj sjelljes se Shefit te komisariatit te Policisë se Shkodrës, mohon qe gazetari Senad Nikshiqi, është dhunuar, fizikisht apo edhe verbalisht nga një person I veshur me pushtet ne policinë e Shkodrës. Mediat ne Shkodër, dënojnë, këtë sjellje te shëmtuar, dhe aspak dinjitoze për uniformen e policisë se shtetit, e cila duhej te ishte me te drejtën por kësaj here ka zgjedhur rrugën e gabuar. Mediat, kane reaguar ne lidhje me incidentin ne fjale, pasi ky nuk është rasti I pare kur punonjësit e medias, nuk janë lejuar qe te ushtrojnë detyrën e tyre, dhe te gjendur përballe situate, Mediat e Shkodres, distancohen nga deklarata e Policisë se Shkodrës, dhe me nje vendim unanim te te gjitha mediave, dhe nëse nga ana e Drejtuesve te Policise se Shkodrës, nuk do te kete nje permiresim te marredhenieve reciproke, atehere mediat do te bojkotojnë te gjitha aktivitetet e policisë se Shkodrës, ne shenje proteste ndaj mungesës se respektit treguar ndaj profesionit te gazetarit dhe ne reagim te dhunës se ushtruar nga uniforma e policisë ndaj mediave.