Mediat ruse sulmojnë Ramën: Është gati të japë dorëheqjen

Agjencia ruse e lajmeve Ruposters, ka risjellë në vëmendje shkrimin e sotëm të gazetës prestigjioze “The Telegraph”. Por ndryshe nga e përditshmja londineze që mbështet qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për këmbënguljen për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, pavarësisht bllokimit të opozitës, e përditshmja ruse del hapur në krah të Lulzim Bashes. Jo vetëm që në këtë shkrim sulmohet kryeministri shqiptar pse sheh nga perëndimi dhe kërkon ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, por Ruposters jep edhe një lajm tipik të rreme, ose “fake news” siç thotë Lulzim Basha. Sipas medias ruse që mbështet Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, kryeministri shqiptar qenka gati të dorëhiqet. Pas ndërhyrjes në zgjedhjet në SHBA dhe frikës për ndikim në garën që sapo ka filluar në Gjermani, propaganda ruse ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Malin e Zi. A është ky artikull prova se Basha ka zgjedhur Rusinë për të zëvendësuar aleatët natyralë të Shqipërisë, SHBA dhe BE? Me shumë gjasa po, duke pasur parasysh edhe sulmet e ashpra të Bashës dhe Berishës në drejtim të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Artikulli paraprakSHQIPTARI TRAUMATIZON QYTETARËT
Artikulli tjetërGRABITET ME ARMË DYQANI ,AUTORI I MASKUAR