Rjeti i Informimit i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe organizuan trajnimin mbi “Përdorimin efektiv të mediave sociale për promovimin e turizmit në Tamare”.
Ne kete takim ishin prezent perfaqesues te pushtetit vendor, por edhe banore te zones te cilet e kane te lidhur ekonomine e familjeve te tyre me turizmin. Gjate fjales se tij ne kete takim, N/Kryetari i Bashkise Malesi e Madhe Sytki Ndrecaj, u shpreh se ky trajnim sherben sin je shtyse e metejshme ne fushen e marketingut ne turizem. Nderkohe perfaqesuesja e Zyres se Bashkimit Europian ne Shkoder, Fiona Bashi, gjate nje interviste dhene per mediat, vuri theksin ne rendesine e ketij trajnimi. Ekspertja e Turizmit shpjegoi në mënyrë të detajuar rëndësinë e krijimit të një marke, mënyrën e komunikimit në përcjelljen e produktit dhe strategjinë e zhvillimit të një imazhi të fortë dhe të planifikuar me kujdes.Pjesëmarrësit, përfaqësues nga 8 fshatrat e komunës së Kelmendit u shprehën të interesuar mbi këtë trajnim, duke thënë se morën informacionin e nevojshëm, i cili do të zbatohet në promovimin e bizneseve të tyre.