Për herë të parë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka pranuar se në 8 vitet e mëparshme të qeverisjes e djathta nuk qeverisi mirë.
Nga Shkodra kreu i PR quajti vetëvrasje nëse e djathta mban shpresat se si do të shkojnë marrëdhëniet e të majtës dhe se çfarë do të bëjë Ilir Meta. Qeverisjen e dyshes Rama-Meta Mediu e quajti kriminale. Lëvizjen e deputetëve nga radhët e PR duke iu referuar sëfundmi Agron Dukës e quajti jo të mirë duke lënë të kuptohet se është thjeshtë një pazar politik. Mediu tha se i ka kërkuar të djathtës që të ketë lista të hapura për deputetët ndërsa ka kërkuar edhe një korrektim proporcional kombëtar në mënyrë që votat e PR mos t’i marrë PD-ja. Fatmir Mediu ishte në Shkodër në një takim me strukturat e partisë republikane për të nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.