Aleati i PD Fatmir Mediu i kerkon Lulzim Bashes qe te shkepuse cdo lidhje me Ramen nepermjet presences se ministrave teknike.Sipas tij, prezenca e ministrave teknike ne qeveri e ben opoziten te papranueshme, qesharake e kompromentuese.

Postimi i plote

Te dashur miq Opozita nuk emerohet ajo eshte perfaqesuese e vullnetit te qytetareve te cilet nuk e kane pranuar dhe nuk pranojne qeverisjen e Rames Opozita duhet te kete ne vleresimin e saj jo vetem ata qytetare qe votuan per te, por ata qe nuk u binden prej saj per ta mbeshtetur ate duke bere qe ne te marim me pak vota se 2013 dhe ne duhet te analizojme te gjitha arsyet pse? Opozita duhet te vleresoje dhe perfaqesoje dhe ate pjese te elektoratit qe ka kohe qe nuk voton sepse ka humbur besimin ne lirine e votes dhe mundesine e ndryshimit nepermjet votes, apo qe politika perfaqeson interesat dhe I sherben njerezve. Opozita nuk eshte vetem proteste karshi se keqes, por dhe alternative zgjidhje e cila nuk mer forme dhe kuptohet ne nje muaj fushate.

Opozita si ne parlament dhe jashte saj duhet te organizohet per te denoncuar keq qeverisjen dhe te angazhoje grupe te rinjsh per te hulumtuar dhe prezantuar idete e djathta Opozita jone duhet te dale nga populizmi i pavlere dhe te demonstroje qarte se eshte e djathta dhe perfaqeson interesat me te mira te Shqiperise dhe shqiptarve Opozita duhet te ngrihet fort kunder politikave alla Hugo Caves te Edi Rames” sic jane ato te demokracise popullore te shoqeruar me struktura te organizuara te krimit dhe trafiqeve ne cdo bashki te lidhura me pushtetin. Opozita ndertohet duke bindur shqiptaret se ndryshimi nuk vjen duke pritur qe te ndryshoje shoqeria si è tere, por duke ndryshuar sejcili prej nesh, me bindjen se ne jemi te paret dhe jo qeveria.

Opozita duhet te gjeje rrugen per te zgjuar koshiencen qytetare dhe shpresen se ky vend ka te ardhme Basha duhet urgjentisht te shkepuse cdo lidhje qe ka me Ramen nepermjet presences se ministrave teknik, kjo e ben opoziten te papranueshme, qesharake dhe kompromentuese Sado I drejte te jete argumenti per te ndertuar nje raport per zgjedhjet, ata mund ta kryejne kete pune duke mos qene minstra ne bashkepunim strukturat qe u moren me zgjedhjet Ne 12 qarqet apo prane cdo kandidati. Mjafton po ashtu fakti qe te analizohen filmimet e numerimeve te disa qarqeve per te pare se forca e parase dhe krimit eshte me e forte se politika dhe shteti, dhe njekohesisht ortake e pushtetit te Rames. Cdo opozite qe krijon medyshje, paqartesi dhe mungese transparence ne opinionin publik eshte e prirur te deshtoje.

Artikulli paraprakEC: 13 VATRA ZJARRI NË DISA QARQE TË VENDIT
Artikulli tjetërMARINAJ-BANORËVE: DOKUMENTONI PRONAT TUAJA