Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve ka zhvilluar aktivitetin kulturor në kuadër të festës së Çlirimit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nxënësit e kësaj shkolle përgatitën pjesë artistike të përzgjedhura nga mësuesit e tyre.
Evans Drishti, nën drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” , njëkohësisht përgjegjës për këtë aktivitet shprehet se organizmime të tilla janë bërë pjesë e traditës në këtë shkollë.
Organizimi për festat e Pavarësisë merr më shumë vlerë për Medresenë, pasi ka një numër të madh të nxënësve të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, shprehet Drishti.
Risitë e aktivitetit në këtë 106 vjetor të Pavarësisë ishin interpretimet e nxënësve të cilët sollën një kolazh nga mençuritë popullore.
Të ftuar në këtë organizim ishin kryetari i shoqatës “Istanbul”, drejtues të institucioni të Medresesë, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, prindër dhe persona të tjerë.