Drejtori i medresesë së Shkodrës Kujtim Dërvishi ka reaguar pas videos ku shfaqet mësuesja Emine Alushi e cila në vitin 2015-të ka qenë pjesë e kësaj shkolle.

Drejtori Dervishi tha se deklarata e mësueses Alushi pro ISIS nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë së Shkodrës dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron kjo shkollë. Drejtori Dërvishi shton se medreseja distancohet tërësisht nga ajo çfarë ka deklaruar mësuesja Emine Alushi në video e emisionit “Stop” Mësuesja Emine Alushi gjatë kohës kur punonte si zëvendësuese në medresenë e vajzave në Shkodër ka dhënë një prej lëndëve fetare ndërsa prej më shumë se një viti nuk është me pjesë e medresesë por as edhe e shkollave të tjera të Shkodrës.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE – RRUGË TË BLLOKUARA NGA DËBORA, REKOMANDOHET PËRDORIMI I ZINXHIRËVE
Artikulli tjetërANALIZA E PERFORMANCËS SË POLICISË SHKODËR PËR VITIN 2016