Medreseja e djemve “Haxhi Sheh Shamia” organizoi aktivitetin përmbyllës të vitit shkollor 2021 – 2022 “Hapa që shihen, gjurmë që lihen”. Në këtë aktivitet u vlerësuan maturantët të cilët përmbyllën ciklin 3 vjeçar të studimeve në këtë shkollë. Drejtori Kujtim Dervishi falenderoi nxënësit për përkushtimin dhe rezultatet e mira që shpërblejnë punën e mësuesve dhe sakrificën e prindërve të tyre.

Përgjegjësi i myftinisë Shkodër, Arben Halluni dha një vlerësim për maturantët.

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit performuan në skenë duke dhënë mesazhe të ndryshme. Ndërkohë që të pranishëm ishin prindërit e tyre që ndjekin nga afër hapat e sigurtë që maturantët hedhin drejt së ardhmes.

 

Artikulli paraprakPE MIRATON RAPORTIN E KE-SË PËR DHËNIEN E STATUSIT KANDIDAT PËR UKRAINËN DHE MOLDAVINË
Artikulli tjetërSHKOLLAT E QYTETIT RIKONSTRUKSION GJATË VERËS