Medreseja e djemve “Haxhia Sheh Shamia” në Shkodër përkujtoi 34 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit të 16 nëntorit 1990. Zëvendës myftiu i Shkodrës Arben Halluni dhe drejtori i medresesë Kujtim Dervishi risollën në vëmendje këtë moment historik të rikthimit të lirisë së besimit dhe figura të shquara si Hafiz Sabri Koçi që mbajti fjalimin në xhaminë e Plumbit.

Mësues të medresesë folën gjithashtu për 34 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit dhe rëndësinë e kësaj date që mbart vlera të mëdha kombëtare.

Në këtë takim me nxënësit, të rinjtë mësuan se si pavarësisht vështirësive nga regjimi monist mbi 50 mijë qytetarë shkodran por jo vetëm morën pjesë në rihapjen e xhamisë së Plumbit duke mposhtur frikën e bishës komuniste.

Artikulli paraprakBANORËT KËRKOJNË INVESTIME
Artikulli tjetër34 VJETORI I RIHAPJES SË XHAMISË SË PLUMBIT