Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet policore të Breshës kanë ekzekutuar mega operacionin e koduar “Kitchen” i koordinuar nga Shërbimi Qendror Operativ në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.
Ky operacion ka çuar në arrestimin e një grupi personash të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafikun e lëndëve narkotike, magazinim e shitblerje droge, grabitje, dhunë e qëllimshme si dhe trafik e armëmbajtje ilegale.
Detajet e këtij operacioni priten të zbardhen pas konferencës së shtypit që do të mbahet në Prokurorinë e Breshës.