Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle u finalizua faza e 12-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet, njësia administrative Ungrej, Lezhë, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara në tokë, 500 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndwrsa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Ndwrkohw gjatw fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Artikulli paraprakTURIZEM ME MUSHKONJA NE SHENGJIN
Artikulli tjetërPERIMET, BULMETI E MISHI, RRITJE TË LARTË TË ÇMIMEVE NË MAJ