Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me megaoperacionin ndërkombëtarë, ku mes të arrestuarve ishin mbi 60 shqiptarë.

Balla ka përgëzuar strukturat të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere.

“Një tjetër operacion ndërkombëtar Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, thotë Balla.

Artikulli paraprakRAMA PAS DEKLARATAVE TË BE DHE SHBA PËR KOSOVËN: MOS HARRONI TË DREJTËN PËR TË ZBATUAR KUSHTETUTËN!
Artikulli tjetërPAK ORË PARA PROTESTËS, MBI 400 EFEKTIVË TË POLICISË DHE RENEA-S “BLINDOJNË” PARLAMENTIN