Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se shisnin doza kokaine ne zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë Sh.E, 21 vjeç, S.Q, 20 vjeç dhe i mituri me inicialet K. S., 17 vjeç.

Në kuadër të megaoperaciponit “Tempulli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Renault”, në të cilin ishin 3 të rinjtë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë shisnin doza kokaine, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakULJE TEMPERATURASH DHE RESHJE DËBORE NË KËTO ZONA, ZBARDHET DIBRA DHE KORÇA! SI PARASHIKOHET TË JETË MOTI GJATË DITËS SË SOTME
Artikulli tjetërBUXHETI 2024, RAMA: GARANTON PËRFUNDIMIN E 30 SHKOLLAVE TË REJA DHE HAPJEN E KANTIEREVE TË TJERA