Pas titujve të shumtë kampionë të fituar në Shqipëri, Megi Doçi ka provuar të bëjë të njëjtën gjë edhe në Turqi me Gallatasarain. Ish-sulmuesja e Vllaznisë, e cila ishte e pranishme në ndeshjen finale të ekipit kuqeblu ndaj Apolonisë, foli për aventurën e re që po kalon në Turqi prej disa muajsh tashmë. Në një intervistë, Doçi rrëfeu emocionet e suksesit me Gallatasarain.

Doçi u ndal edhe tek vështirësitë që ka hasur në futbollin turk. Në fund, Doçi foli poashtu edhe për të ardhmen e saj, ku u përgjigj duke thënë se nuk dihet akoma se cila do të jetë.

Megi Doçi ka qenë pjesë e Vllaznisë prej 11-sezoneve, ku ka arritur të shënojë 700-gola dhe ta ndihmojë ekipin kuqeblu në fitimin e 10-titujve kampionë dhe 10-Kupave të Shqipërisë.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 236 FIDANË KANABIS, ARRESTOHET 29 VJEÇARI
Artikulli tjetërSHORTI I “FINAL FOUR” NË FOKUS TË “STAR SPORT”