ZYRA E PUNËS NGRE PROBLEMIN E MUNGESËS SË ÇERDHEVE. Drejtori i zyrës se punës ne Shkoder Dode Mehmetaj evidenton si problem papunesine e nenave te reja ,fenomen I cili vjen si shkak i mungesës se çerdheve ne Shkodër për kujdestarinë e foshnjëve gjate orareve te punës.

Mehmetaj shprehet se pavaresisht premtimeve te integrimit ne pune te kesaj kategorie ,gjendja mbetet e njejte. Në qytetin e Shkodres është nje fakt konkret dhe i dhimbshëm për gratë qe lindin femije te cilat detyrohen te rrine ne shtepi duke u kujdesur per foshnjet e tyre duke qene se mungojne çerdhet. Nga ana tjeter Ministria e çeshtjeve Sociale thotë se po punon me përkushtim, veçanërisht ne bashkite e medha ku numri i popullsise eshte me i larte.

Artikulli paraprakLORENC LUKA NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërMINISTRIA E KULTURËS 170 MILIONË PËR TEATRIN MIGJENI