TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekoruar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, ish-kreun e shtetit Rexhep Meidani.

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në institucionin e Presidencës, mbajti fjalën e tij edhe ish-numri një i shtetit shqiptar Rexhep Meidani.

Meidani tha se për sa kohë që ka mbajtur postin e presidentit, por edhe në cdo kohë që ka mbajtur një funksion, është përpjekur maksimalisht për forcimin e institucioneve të Shqipërisë.

“Falënderoj presidentin Ilir Meta për këtë vlerësim. Jam i lumtur për dekoratën. Kam dhënë sa kam mundur për rrugëtimin institucional të Shqipërisë. Jam përpjekur që të japë maksimumin për të forcuar rolin e Shqipërisë.

Falënderoj të gjithë ish-presidentët, por edhe liderët që kanë dhënë kontribut të cmuar për të dërguar përpara aspirate të rëndësishme të popullit shqiptar, atë të forcimit të institucioneve dhe forcimin e rolit shtetëror”, tha Meidani.

Artikulli paraprakMETA I AKORDON ISH- PRESIDENTIT MEIDANI ‘’DEKORATËN E FLAMURIT KOMBËTAR’’ NË 76-VJETORIN E LINDJES, JA PERSONALITETET POLITIKE QË MORËN PJESË NË CEREMONI
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHET SHTETASI I PLAGOSUR NË LAGJEN ‘QAFËHARDHI’