Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën jugperëndimore duke shkaktuar që ndërtesat të dridheshin në kryeqytetin Mexico City. Epiqendra e tërmetit ishte me magnitudë 7.5 pranë qytetit të Pinotepa de Don Luis në shtetin e Oaxacas, tha Survey Gjeologjik i SHBA. Ai tha se tërmeti ishte nën tokë 24.6km. Ende nuk ka asnjë informacion paraprak rreth numrit të viktimave apo shkallës së dëmit të shkaktuar, pasi tërmeti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Qendra paralajmëruese e cunamit të Paqësorit tha se nuk kishte kërcënim për tu shqetësuar nga cunami. Njerëzit u panë të dilnin nga shtëpitë e tyre të tmerruar pasi toka po tronditej. Autoritetet aktivizuan sistemet e alarmit të tërmeteve, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë. Shtatorin e kaluar, dy tërmete shkatërruese në Meksikë vranë qindra njerëz. Meksika është një nga rajonet më sizmikisht aktive në botë, duke u ulur në krye të tre prej pllakave më të mëdha tektonike të Tokës – pllakat e Amerikës së Veriut, Cokos dhe Paqësorit.