Meksikë, gjenden 6 koka të prera në mes të qytetit
Banorët e një qyteti të vogël në Meksikën qendrore u zgjuan ditën e Krishtlindjes duke gjetur 6 koka të prera të lëna në mes të rrugës. Mediat lokale bëjnë të ditur se, pranë kokave autoritetet gjetën një mesazh të gdhendur në një copë kartoni, por nuk e publikuan përmbajtjen e mesazhit. Sipas burimeve mediatike, 6 kokat, të cilat u përkisnin burrave të rinj në moshë, u gjetën në Hikulipan, një qytet me rreth 50 mijë banorë, në shtetin e Mikoaçanit. “Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është pasojë e një lufte për territor mes bandave kriminale”, thanë autoritetet për mediat. Niveli i sigurisë nëpër qytet u përforcua dhe policia ka ngritur postoblloqe dhe vënë në lëvizje patrulla të shumta për të shmangur një kundërpërgjigje nga banda rivale.