Ministrja e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore e Meksikës, Josefa Gonzalez-Blanco, ka dhënë dorëheqje si pasojë e reagimeve të pasagjerëve pas lënies së avionit të presë më shumë se gjysmë ore për shkak të vonesës së saj gjatë një udhëtimi të punës.

“Nuk ka asnjë arsyetim. Meksika ka nevojë për pajtim. Transformimi i vërtetë i Meksikës kërkon harmoni të plotë mbi barazinë dhe drejtësinë. Askush nuk është i privilegjuar. Benefiti i një personi nuk duhet të jetë mbi mirëqenien e shumicës, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të kryer një funksion”, është shprehur Blanco në median sociale, duke shpjeguar arsyen e dorëheqjes.

Ndryshe, Josefa Gonzalez-Blanco është zyrtarja e dytë e lartë që jep dorëheqje brenda një jave.

Të martën e kaluar, drejtori i Institutit të Sigurimit Social të Meksikës, German Martinez Cazares, njoftoi dorëheqjen nga posti për shkak të shkurtimeve buxhetore në sistemin shëndetësor dhe uljes së shpenzimeve për personelin.

Artikulli paraprakE PABESUESHME, POR 108 VJEÇARJA NUK MUNGON NË ASNJË QENDËR VOTIMI NGA 1946
Artikulli tjetërPRITË E ARMATOSUR TË RINJVE/ NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR NGA ATENTATI NË VLORË