Kjo është qendra shëndetësore në fshatin Melgushë në njësinë administrative të Bushatit, bashkia Vau-Dejes. Shërbimi këtu ofrohet vetëm një herë në javë për faktin se nuk ka mjekë. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, banorët kanë mangësi në shërbimin mjekësor, pasi një mjek është i detyruar të mbulojë disa qendra.

Për kryetarin e fshatit kjo gjë është absurde për faktin se mjeku duhet të jetë cdo ditë në këtë qëndër shëndetësore. Ai thotë se si kryetar fshati nuk është në dijeni se kush është mjeku i kësaj qendre shëndetësore.

Një fenomen i tillë duket se nuk po ndodh vetëm në fshatin Melgushë por edhe në shumë zona të tjera të qarkut Shkodër. Në tre vitet e fundit mjekët janë më shumë të prirur për tu larguar nga vendi.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRMBYLLET NATA FINALE E FESTIVALIT “LULEBORË”
Artikulli tjetër“TRE HERONJTË”, LAGJJA E HARRUAR