“Melodi e Heshtun” është ekspozita e parë që hapi piktorja shkodrane Frida Selfo në Galeri Oda. Selfo jeton në Durrës prej shumë vitesh dhe tashmë në moshën e pensionit vendosi që t’i përkushtohet pasionit të pikturës duke hapur këtë ekspozitë të parë personale.
Selfo i bën thirrje të gjithëve që të ushtrojnë pasionet e tyre në çdo moshë pasi asnjëherë nuk është vonë.
Tashmë në të ardhmen Selfo do të kërkojë hapjen e të tjera ekspozitave me punimet e saj.