Media italiane Il Messagero i ka kushtuar një shkrim vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi, gjë që sipas tyre mund të sjellë edhe një favorizim të vendit në negociatat me BE. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është bashkuar rreth 500 mijë italianëve të tjerë, të cilët sipas kryeministrit Edi Rama këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë detin Adriatik për të kaluar disa ditë pushimi në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës. Meloni u largua nga ferma Ceglie Messapica në Brindisi me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget për në Shqipëri.

“Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është e pamundur të përjashtohet që të dy, gjatë darkës së djeshme apo gjatë ditës së sotme mund të kenë diskutuar disa nga çështjet që janë të dashura për të dy vendet.

Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rastet e emigrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje, nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel. Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për hyrje të reja, duke veçuar Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë në procesin e integrimit.

Artikulli paraprakEURO FITON TERREN, KTHEHET SIPËR 105 LEKËVE PËR HERË TË PARË QË NGA FUNDI I KORRIKUT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA BËHET ANËTARE E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË VERËS DHE VRESHTARISË