SHEFI I TURIZMIT NË BASHKI: NË TRATATIVA PËR TË GJETUR NJË KOMPANI SERIOZE. Zhurmës së madhe për zyren e informacionit për turistët në qendër të qytetit i ka dhënë përgjigje përgjegjësi i zyrës së turizmit në Bashkinë Shkodër Gentian Mema.

Sipas tij tashmë ka mbaruar kontrata me kompninë Çelësi dhe nuk është vazhduar më tej për shkak se nuk ka plotësuar ashtu siç duhet kërkesat për shërbimet ndaj turistëve të huaj. Shefi i turizmit në Bashki thotë se po kërkohet bashkëpunimi me të tjera kompani. I pyetur edhe për sezonin turistik Mema shprehet se këtë vit në Shkodër pritet që të ketë më shumë turistë edhe për shkak të investimeve në infrastrukturë. Shkodra vijon të mbetet një qytet i preferuar dhe një referencë sidomos për turistët e huaj si shkak i historisë së pasur që ka dhe bukurive që natyra ia ka dhuruar.

Artikulli paraprakAKUZAT E KRYEMINISTRIT, REAGON BASHKIA SHKODËR
Artikulli tjetërTAKIM PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE SPITALORE