Një sasi prej 144 kg kanabis sativa u sekuestrua në banesën e një 69-vjeçareje në Memaliaj. Sipas policisë droga u gjet pas kontrollit në banesën e shtetases D.B Policia thotë se “u gjetën 11 thasë plasmasi, 2 fuçi plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 144 kg dhe një armë gjahu pa leje”.
Ndërkohë filloi procedimi penal në gjëndje të lirë (për arsye shëndetsore) për shtetasen D.B (pronare e banesës), 69 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.