Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, ka folur para mediave në prag të ndeshjes që kuqeblutë do të luajnë në transfertë ndaj Erzenit. Tekniku i shkodranëve u shpreh se skuadra do t’i vlerësojë maksimalisht shijakasit, duke shtuar se është një takim delikat, por gjithsesi theksoi se do të marrin maksimumin ndaj Erzenit. Memelli foli edhe rreth situatës së dëmtimeve në ekipin e tij, ku Juriç dhe Krymi nuk do të jenë të gatshëm, ndërsa Cheshmedijev është akoma në dilemë.

Trajneri Memelli foli edhe për merkaton, ku tha se pret edhe një futbollist të fundit, ndërsa foli edhe për sulmuesin brazilian të afruar së fundmi, Bruno Gomes. Ndërkohë, në anën tjetër, Esat Mala tha se do vazhdojë të japë më të mirën e tij në çdo ndeshje për Vllazninë, ndërsa u shpreh se janë përkushtuar maksimalisht si ai, ashtu edhe futbollistët për të marrë trepikëshin ndaj Erzenit.

Ndeshja mes Erzenit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e nesërme në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 16:00 dhe padyshim që, kuqeblutë do të synojnë një tjetër trepikësh.

Artikulli paraprakEVROPIANËT “NJIHEN” ME SPAÇIN
Artikulli tjetërVELIPOJË, PROCEDOHET NË GJENDJE TË LIRË 49 VJEÇARI