Shqipëria arrin të fitojë 3 medalje ari dhe një argjendi në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2016”.
Edhe pse me një rivalitet të madh boksierët kuqezinj kanë arritur të triumfojnë. Edhe Kosova ka bërë një paraqitje të mirë duke arritur 5 medalje gjithsej, 2 ari dhe 3 argjendi. Skuadra me më shumë medalje është Kazakistani me 5 të tilla, 3 ari dhe 2 argjendi. Një paraqitje më të dobët kanë bërë Bullgaria me 3 medalje dhe Ukraina me 2 medalje. Shtete si Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë arritur që të jenë në zonën e medaljeve. Në fund të aktivitetit boksieri më i mirë teknik u shpall shkodrani Syrjan Marinaj dhe boksieri më i mirë i turneut sërish një shkodran, boksieri i peshës së rëndë Nelson Hysa. Fitues në memorial për Shqipërinë është edhe shkodrani Arjon Kajoshi.I kënaqur me suksesin e medaljeve për Shqipërinë është edhe trajneri Zef Gjoni dhe drejtori i ”Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi. Ndeshjet në ditën finale kanë dhuruar për tifozët e shumtë emocione pafund. Tashmë objektivi i radhës janë përgatitjet për kualifikimin në olimpiadën e Brazilit që nëse arrihet do të ishte një sukses i madh. Ndeshjet finale të “Memorial Vllaznia 2016”: 49 kg Kuanysh Duisenbay (Kazakistan) – Iliev Dimitry (Bullgari) 3-0 52 kg Aleksandër Aleksandrov (Bullgari) – Azamat Issakulov (Kazakistan) 2-1 56 kg Krenar Zeneli (Shqipëri) – Nurbol Kalzhanov (Kazakistan) 1-2 60 kg Violent Sylejmani (Kosovë) – kanat Koptileuov (Kazakistan) 2-1 64 kg Nikollë Rrasi (Kosovë) – Oganisian Mger (Ukrainë) TKO fiton Mger 69 kg Besart Kurhaku (Kosovë) – Salaut Myrzabayev (Kazakistan) 1-2 75 kg Yerik Alzhanov (Kazakistan) – Arjon Kajoshi (Shqipëri) 1-2 81 kg Fisnik Muharremi (Kosovë) – Syrjan Marinaj (Shqipëri) 0-3 91 kg Armend Xhoxhaj (Kosovë) – Pinchuk Kostantin (Ukrainë) 3-0 +91 kg Nelson Hysa (Shqipëri) – Tihomir Batinkov (Bullgari) 3-0