Këtë të shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohet Memoriali i XVI Ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2018”.
Ky organizim është i përvitshëm që zhvillohet në Shkodër e cila zhvillohët nga bashkia Shkodër, Sportklub Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Boksit.
Memoriali Ndërkombëtarë i Boksit vjen në nderë të ish boksierëve që nuk jetojnë më. Trajneri i boksit Zef Gjoni në lidhje me këtë aktivitet të përvitshëm shprehet.
Memoriali Ndërkombëtarë i Boksit ka hyrë edhe në kalendarin e veprimtarive të Federatës ku këtë vit do të marrin pjesë sportistët më të mirë të
Shqipërisë dhe të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia nga ku pritet që niveli i ndeshjeve të jetë i lartë mes konkurentëve.