Në memorialin e ndërkombëtar të boksit ”Memorial Vllaznia 2016” një incident është shënuar me boksierin kosovar Armend Xhoxhaj.
Në peshën 91 kilogram arriti të mposhte kundërshtarin e tij nga Ukraina Pinchuk Kosntantin me rezultain 3-0. Ashtu siç ndodh në shumë vende të botës, Xhoxhaj mori flamurin shqiptar për të festuar me tifozët e pranishëm në pallatin e sportit ”Qazim Dervishi”. Në këtë moment ka ndërhyrë arbitri në ring por edhe i deleguari i federatës botërore të boksit Sergei Kemen nga Bjellorusia duke dhënë urdhër që Xhoxhaj ta heq flamurin kuqezi nga shpina e tij me justifikimin se nuk lejohet. Ky veprim i bjellorusit të federatës botërore të boksit që mund të ketë edhe ngjyrimin e një pëlqimi të Rusisë apo Serbisë qartazi është ndikuar emocionalisht dhe një lloj mllefi të tij ndaj flamurit të mbarë shqiptarëve e ka shprehur me këtë vendim të çuditshëm që nuk ndodh në asnjë prej arenave ndërkombëtare. Kosovari Xhoxhaj për të mos prishur aktivitetin ka respektuar vendimin duke e dorëzuar flamurin me shqiponjën dykrenare tek stafi i tij por nuk ka shkuar shumë gjatë sepse sapo është ulur nga ringu e ka marrë sërish flamurin duke u përshëndetur me tifozët shkodran të cilët e përgëzuan për respektin ndaj simbolit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Vetë Xhoxhaj tha se askush s’mund ta ndal të ngrejë flamurin duke thënë se është flamuri jonë. Armend Xhoxhaj është një boksier cilësor që ka Kosova dhe po arrin rezultate pozitive në shumë turne të rëndësishëm dhe bashkë me sukseset e tij mban në gji edhe flamurin shqiptar kudo që shkon.