Brenda vitit 2025 menaxhimi i mbetjeve do të ndryshoje, duke i ndarë që në burim me qëllim riciklimin e tyre e më pas do të dërgohen në landfill. Ky projekt i pari i këtij lloji në Shqipëri do të financohet nga GIZI Gjerman në bashkëpunim me bashkinë. Qendra e riciklimit do të ndërtohet në periferi të qytetit, ku përmes këtij modeli krahas eleminimit të ndotjes synohet të gjenerohen të ardhura nga materialet e riciklueshme.

Fillimisht projekti do të zbatohet në qytetin e Lezhës e më pas do të shtrihet edhe në Njesitë Administrative. Përmes kësaj iniciative synohet të hiqen dhe kontenieret e mbetjeve ku qytetaret do ti nxjerrin mbeturinat me qese të ndara me orar të përcaktuar e ata do të merren nga makinat e pastrimit.

Artikulli paraprakTË DHËNAT E CENSIT, DHJETËRA NJËSI ADMINISTRATIVE NË SHQIPËRI NUK KANË FËMIJË, SI PO SHUHET JUGU
Artikulli tjetërPUKË, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES, ARRESTOHET 52-VJEÇARI