Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, menaxhimi i mbetjeve në zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales është vënë në fokusin e punës së Bashkisë Lezhë. Krahas hedhjes me orar të mbeturinave që po aplikohet për të katërtin vit radhazi, task-forca po monitoron të gjitha subjektet me rrisk të lartë ndotje.Ky fakt bëhet i ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku, sipas të cilit pjesë e punës së përditshme është dhe dezinfektimi i konteniereve të mbeturinave.

Që prej 1-qershorit Bashkia Lezhë ka përqëndruar të gjitha shërbimet e saj në zonat turistike me qëllim për të patur një sezon sa më të suksesshem, ku në fokus kryesor është rregulli dhe pastertia.

Artikulli paraprakVERA E NXEHTË, LEZHA E RRISKUAR NGA ZJARRET
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGTARËT : NJË DITË PA PUNË, NJË DITË PA BUKË