FRESKU: SHKOLLA PYJORE MUND TË KETË NJË STRUKTURIM TË RI DHE DEGË TË REJA.Kalimi i shkollave profesionale në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale ka bërë që të nisë zhvillimi i takimeve intensive. Ditët e fundit të gjithë drejtorët e shkollave profesionale kanë patur një mbledhje në Ministri ku është diskutuar për mënyrat se si do të menaxhohen këto shkolla. Rreth takimit flet drejtorja e shkollës pyjore “Kolë Margjini” Zhuljeta Fresku.
Në shkollën pyjore do të ketë një strukturim të ri qoftë në emërtim e po ashtu pritet të shtohen degë si fruti-kultura për të patur më shumë nxënës vitet e ardhshme.Ende nuk ka asgjë zyrtare por prej kohësh përflitet për zhvendosje ose bashkim të disa shkollave profesionale në Shkodër. Po ashtu pritet të ketë një menaxhim ndryshe edhe sa i përket konvikteve. Vitin e ardhshëm ka gjasa që këto ndryshime të ndodhin.