Fondacioni RINI Albania ka nisur në Shkodër zbatimin e fazës së dytë të projektit trajnues lidhur me krijimin e një kulture ankimimi duke u mbështetur te ligji shqiptar i Anti-Diskriminimit.

Një numër i ulët studentësh të universitetit “Luigj Gurakuqi” ishin të pranishëm në trajnimin e zhvilluar të mërkurën në ambientet e bibliotekës së universitetit. Qëllimi i këtij trajnimi të zhvilluar me studentët ishte diskutimi i formave të ndryshme se si mund të shmanget diskriminimi në punë. Në këtë projekt përfshihen seminaret me komunitetin e biznesit si dhe trajnimet për 500 studentë. Përmes këtyre trajnimeve të zhvilluara në qytete të ndryshme synohet zbatimi i ligjeve në punë dhe ulja e nivelit të diskriminimit.

Artikulli paraprakNDËRMJETËSIMI, EURODEPUTETI MCALLISTER NË TIRANË MË 24 PRILL
Artikulli tjetër550 VJETORI I ZOJËS SË SHKODRËS, ZBARDHEN AKTIVITETET