Kompania gjermane Mercedes-Benz, kësaj here ka zgjedhur Shqipërinë për të testuar modelin e makinave Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC.
Malet e Shushicës në Shqipëri të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin Off-Road Udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli Off-Road, ishte Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike. “Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”, ka thënë Holzmann. Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira. Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë. Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.