Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë Mercedes GLC teksa testohej në rrugë të hapur dhe dukej sikur gjithçka është gati, për të hyrë në prodhim.

Shtresa e thjeshtë për kamuflazh, ia ka mbuluar vetëm pjesën e përparme, kryesisht te dritat dhe një hapësirë në pjesën e pasme.

Megjithëse nuk është konfirmuar asgjë, kur të prezantohet zyrtarisht, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim drastik.

Dritat e përparme i ka krejtësisht të reja dhe që rinë të ndezura edhe ditën, kapaku ka pësuar ndryshime por ato janë të fshehura nën kamuflazh, ndërsa grilli ka pësuar vetëm modifikime të lehta.

Pjesa e pasme është më e fryrë dhe e ngritur, teksa gypi për nxjerrjen e gazrave dhe dritat kanë pësuar një dizajn të ri. Përgjithësisht, ngjanë shumë me C-Class, ndërsa nuk dihet ndryshimet që ka pësuar në enterier.

Kupeja që lansohet gjatë vitit që vjen, do ta ketë motorin 2.0-litra me 241 apo 255 kuajfuqi. Duke pasur parasysh kamuflazhin e lehtë dhe të gjitha përfundimet e realizuara me kujdes, besohet se prezantimi zyrtar do të ndodhë shumë shpejtë

Artikulli paraprakSHKODËR, KAPEN DUKE TRAFIKUAR REFUGJATË DREJT MALIT TË ZI, KATËR TË ARRESTUAR/ EMRAT
Artikulli tjetërËNDRRAT MUND TË TREGOJNË TË ARDHMEN, 7 KURIOZITETE QË NUK I DINIT PËR ËNDËRRAT