Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë bluzën gjatë stërvitjes së sotme.
Ai është shprehur se kjo gjë ka ndodhur për shkak të reklamës që bluza mbante në pjesën e pasme. Në bluzat e stërvitjes ishte vendosur logoja e birre. Mavraj mbajti të veshur një uniformë në të cilën nuk ndodhej mbishkrimi me emrin e birrës. Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan: “Hallalin se bëjmë haram. Haramit nuk i bëjmë reklamë”.
/ Star Plus TV /