Le ta pranojmë…askush nuk i pëlqen merimangat! Një incident i papritur i ndodhi ministres së Shëndetësisë së Australisë Yvette D’Ath,e cila gjatë kohës që po jepte një konferencë për shtyp u ndërpre nga një merimangë të llojit huntsmans që zvarritej mbi të!
Megjithëse u huta dhe tha se nuk i pëlqejnë aspak merimangat, ajo vijoi.
“Nuk i pëlqej merimangat, por megjithatë do të vazhdoj sikur ajo mos të jetë mbi mua dhe do të lejoj të tjerët të merren me këtë. Nëse ajo vjen në fytyrë time, ju lutem më tregoni!”, tha ajo duke qeshur.
Huntsmans janë merimangat e mëdha me një hapësirë këmbësh deri në 15 cm. Pavarësisht se kanë helm, ato ngurrojnë të kafshojnë dhe nuk konsiderohen të rrezikshme.