Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka inspektuar punimet që po kryhen në oborrin e Merkatos së Rusit.

Ademi është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve, të cilat sipas inxhinierit zbatues të projektit Fatmir Elezi, po ecin me ritme më të shpejta se parashikimi në kontratë.

Rëndësi e veçantë po i kushtohet jo vetëm ritmit, por edhe cilesisë së punimeve dhe përmirësimit në vijimësi të projektit.

Pas 27 viteve, Shkodra do të ketë një treg në parametra bashkëkohorë të tregtimit dhe të sigurisë ushqimore.

 

Artikulli paraprakMBJELLJA E PEMËVE NË ZONËN INDUSTRIALE NË SHKODËR
Artikulli tjetërPIKA KUFITARE E PËRBASHKËT NË ZOGAJ