Kushtet ne te cilat tregtohen produktet e ndryshme ne tregjet e qytetit te shkodres vijojne te paraqesin nje situate emergjente per nderhyrje.

Nje nga tregjet me problematike, ku produktet shiten ne kushte te papershtatshme higjeno sanitare, mbetet Merkata e Rusit . Ambjentet e ketij tregu paraqesin nje alarm ushqimorr pasi duke filluar qe nga fruta perimet e deri tek prodhimet e bulmetit apo te mishit , kushtet ne te cilat tregtohen nuk plotesojne as standartin minimal. Nderkoe edhe pse ndjehen te rrrezikuar qytetaret jane te detyruar te blejne ne keto kushte Edhe pse nga ana e bashkise, shume shpesh jane bere premtime per permiresimin e kushteve dhe sistemimin e tij, deri tani kane mbetur vetem fjale dhe asgje me teper. Edhe pse quhet tregu e frutave-perimeve , ne kete ambjent shiten edhe produkte te tjera , të cilat kanë nevojë për disa kushte bazë që të tregëtohen ,në mënyrë që konsumatori të jetë i sigurtë për produktet që merr, e që duhet të kalojnë në disa kontrolle, në mënyrë që të mos mbartin rrezik për konsumatorët

Artikulli paraprakPERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, “TE JESH AKTIV-PA BARRIERA”
Artikulli tjetërGJERMANIA THYEN TABUNË, MPOSHT 4-1 ITALINË