Sic shihet nga pamjet firma e kontaktuar për punimet e tregut rus nuk po punon më
Mesa duket punimet në merkatën e Rusit kanë përfunduar tendat janë vendosur si dhe është kryer i gjithë sistemi i vendit.

 

Por pse tregtarët vijojnë të tregtojnë ende në rrugë, ndërkohë që duket se gjithcka është gati? Të indinjuar tregtarët thonë se askush nuk u ka thënë asgjë , përveçse premtime dhe afate të shtyra . Ndërkohë një tregtar shprehet se këto punime që janë realizuar nuk u shërbejnë sic duhet.

 

Ajo cka vihet re është se dhe tabela e prëcaktimit të afateve të punimeve është hequr . Ndërkohe pasi kontaktuam me zyrën e shtypit pranë bashkisë Shkodër përgjigja që morëm është se punimet akoma skanë përfunduar , dhe ende nuk ka një datë fikse se kur tregtarët mund të tregtojnë sic duhet.

 

Punimet e për merkatën e Rusit nisën që në muajin maj dhe pritej të përfundonin në korrik por as shtatori sic duket nuk po e gjen gati këtë merkatë .

 

Artikulli paraprak25.3% LINDJE MË PAK NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHËNGJIN, STAR PLUS DENONCON NDOTJEN NGA HIDROVORI