Klubi Vllaznia edhe pse e ka ditur prej kohësh gjyqin që është bërë në gjyaktën e arbitrazhit në Tiranë apo atë në gjykatën e shkallës së parë po në Tiranë vendimi i studios të përmbarimit për sekuetsron conservative që do të thotë ngrirje e të gjitha llogarive bankare ka ardhur i papritur.
E gjitha kjo është rrjedhojë e detyrimit prej 74 mijë eurosh që klubi Vllaznia sipas vendimeve të deritanishme të arbitrazhit dhe gjykatës së Tiranës i detyrohet kompanisë “Gea Sport” të drejtuar nga Roberto Nava. Bllokimi i llogarive ka gjetur thuajse të papërgatitur drejtuesit e Vllaznisë të cilët ende nuk e dinë se si do të kjo çështje dhe se sa do të zgjasë ky bllokim i llogarive bankare.
Klubi Vllaznia do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha shkallët gjyqësore për shkak se e cilësojnë si absurd detyrimin prej 74 mijë eurosh ndaj “Gea Sport” por edhe vendimet e deritanishme të arbitrazhit dhe gjykatës së Tiranës. Ajo që mbetet shqetësuese është se nuk dihet se sa kohë mund të zgjasin gjyqet derisa të ketë një vendim të formës së prerë pro apo kundër klubit Vllaznia në lidhje me 74 mijë eurot.
Vetëm pas një vendimi të formës së prerë mund të hiqet sekuestro e vendosur dhe mund të zhbllokohen llogaritë bankare të klubit shkodran. Por nëse kjo çështje në dyert e gjykata shkon në disa muaj atëherë dëmton ndjeshëm klubin Vllaznia sepse nuk mund të bëjë asnjë lloj pagese qoftë për lojtarët por edhe për vetë stafin.
Duke qenë në këtë situatë nuk është çudi të rrezikohet formimi i një Vllaznia tjetër për sezonin e ardhshëm. Nëse Vllaznia kërkon një lojtarë cilësor në merkato nuk mund të bëjë asnjë pagesë për to derisa të ketë një vendim të formës së prerë. Megjithatë klubi kuqeblu ka bërë një kërkesë për të lejuar që të bëhen pagesa por edhe të shlyhen detyrimet në tatim-taksa dhe janë në pritje të një përgjigje. Në rast se kërkesa nuk pranohet atëherë Vllaznia dëmtohet ndjeshëm.