Deri tani kemi parë shumë transferime të bujshme në këtë merkato me shifra të cilat kanë shkuar deri në 35 milionë Euro, shumë të ciln e pagoi Inter për të sjellë në Milano francezin Kondogbia .  Por këtë herë shifra është me të vërtetë shumë e lartë. Mësohet se një shifër prej 70 milionë Euro do të paguajnë sheikët e PSG për të përfituar shërbimet e argjentinasit Angel Di Maria i cili aktualisht është lojtar i Manchester United .

Me të mbushur arkat, Djajtë e Kuq do të hidhen në sulm për mbrojtësin spanjoll të Real Madrit, Sergio Ramos. 50 milionë Euro pritet të jetë oferta e United për të përfituar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll.  Por edhe “Qytetaret e Manchester” Manchester City nuk kanë ndenjur rehat këtë verë pasi përfituan shërbimet e Sterling për 62 milionë Euro tani kërkon të rrembejë edhe talentin tjetër Kevin de Bruyne për një shifër prej 56 milionë Euro.

Artikulli paraprakNË SHQIPËRI, SHTETASIT TURQ KËRKOJNË PUNË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, TË MËRKURËN VJEN MIQËSORJA E DYTË