KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku. Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë.

I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit. Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Mirë se erdhe në familjen 🔴🔵 #artonpodrimcaku

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË GJATË OPERACIONIT ANTI-KANABIS, POLICIA: PERSONA TË PAIDENTIFIKUAR QËLLUAN NË AJËR
Artikulli tjetërARRESTOHET 53 VJEÇARI, KANOSI DHE KUNDERSHTOI PUNONJËSIN E OSHEE- SË NË RRJOLL