Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka bërë sërish thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndërhyjë për krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas një takimi me kryeministrin polak Matthew Morawiecki, Merkel deklaroi se emigrantët në kufirin polak-bjellorus, duhet të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo gjithashtu siguroi mbështetjen dhe solidaritetin nga ana e Berlinit për këtë çështje.

“Bjellorusia ‘joshi’ emigrantët në vend , po synohet destabilizimi i të gjithë BE-së”, tha Merkel ndërsa referuar bisedave telefonike me Aleksandër Lukashenko ajo u shpreh: “Sanksionet janë njëra çështje, por nga ana tjetër duhet të jesh i hapur për dialog dhe për zgjidhjen e problemeve përmes bisedimeve”, ka deklaruar ndër të tjera Merkel.

Artikulli paraprak“DO TË JETOJMË NË HAPËSIRË, NË TOKË DO TË VIJMË PËR PUSHIME”, JEFF BEZOS ÇUDIT ME PARASHIKIMIN
Artikulli tjetërNGA KRYEMADHI, TABAKU DHE SHPËTIM IDRIZI, KUSH JANË OPOZITARËT QË VOTUAN PRO PËR PAKETËN FISKALE