Kancelarja gjermane Angela Merkel, në prag të samitit BE-Turqi që nis të enjten, iu drejtua Bundestagut, duke thënë se vendi i saj përfitoi nga mbyllja e të ashtuquajturës “rrugë e Ballkanit”, por kriza e emigrantëve mbetet sfida më e madhe për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian”.

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë: “Lehtësimi momental i Gjermanisë dhe disa vendeve të tjerë është një gjë dhe situata në Greqi, dicka tjetër. Ky është shqetësimi i madh për të gjithë ne”. Ajo pranoi se “Marrëveshja e Dublinit” dhe “ Shengeni” nuk po funksionojnë aktualisht në Europë dhe duhet të gjenden zgjidhje. Kancelarja gjermane tha se “megjithëse pakti me Turqinë është shansi i mundshëm për të zgjidhur krizën, nuk do të nënshkruhet me çdo kusht”. “Bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, tha Merkel, por nuk ka garanci për rezultatin e tyre”. Gjatë fjalës së saj në Bundestag, dhomën e ulët të Parlamentit gjerman, kancelarja Merkel u ndërpre disa herë nga duartrokitjet kur tha se “Berlini do të ushtrojë presion ndaj partnerëve europiane për t’i shtuar përpjekjet e tyre dhe për të mos e lënë emergjencën e emigrantëve mbi shpatullat e Gjermanisë”. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, komisioneri për të drejtat themelore dhe qytetarinë Frans Timmermans saktësoi se të gjithë refugjatët jo-sirianë në Greqi, do t’i kthehen mbrapsht Turqisë.

Artikulli paraprakPLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR NË SHKODËR
Artikulli tjetërBefasi: Totti në Premierligë?