“Europa nuk mund të varet plotësisht nga SHBA dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump dhe Brexit”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi elektoral në Mynih.

Merkel tha se donte marrëdhënie miqësore me të dy vendet, por edhe me Rusinë, por “Evropa tani duhet të luftojw për fatin e vet”, u shpreh kancelarja. Deklaratat e Merkel erdhën pas dështimit të Samitit të G7, për t’u angazhuar ndaj marrëveshjes së 2015-ës në Paris për klimën. Merkel i përshkroi bisedimet si mjaft të vështira, për të mos thënë të pakënaqshme, ndërsa tha se marrëdhënia mes Berlinit dhe presidentit të ri francez Emmanuel Macron, duhet të jetë një prioritet.

Artikulli paraprakKABINETI QEVERITAR I ZORAN ZAEV VOTOHET TË MËRKURËN, EMRAT
Artikulli tjetërJA TENDENCAT E SYZEVE TË DIELLIT PËR VERËN 2017