Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të takohet sot me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Merkel do të shoqërohet me drejtues të lartë nga kompani të njohura gjermane në fushën e teknologjisë, duke përfshirë edhe gjigandin e makinave BMW. Në qendër të takimeve do të jenë çështje si siguria dhe tregtia. Vizita e saj ishte planifikuar për të martën, por u shty për shkak të një stuhie. Takimi mes dy liderëve pritet me interes të madh për shkak se muajit e fundit të dy kanë ngritur pyetje për njëri-tjetrin. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar Merkel mbi politikat e refugjatëve të Gjermanisë. Në fund të 2015, presidenti shprehu irritim, kur revista Time cilësoi kancelaren gjermane personin e vitit.