KANCELARJA GJERMANE THA SE NUK DO TË HIQEN SANKSIONET NDAJ RUSISË. Kancelarja Angela Merkel deklaroi në Bundestagun gjerman se javën e ardhshme do të takohet në Berlin me kryeministrin grek Aleksis Tsipras “Do të kemi kohë të flasim me njëri tjetrin shtruar për të gjitha detajet dhe argumentet, tha merkel nga dhoma e ulët e parlamentit gjerman, deklaratë kjo e shoqëruar me të qeshura në sallë.”

Në deklaratën e saj qeveritare përpara fillimit të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, Merkel tha gjithashtu se greqia ka përpara një rrugë shumë të vështirë. Ndërsa sai përket cështjes së Ukrainës, kancelarja Merkel tha se Bashkimi Europian nuk do të heqë sanksionet ndaj Rusisë derisa të përmbushen të gjitha kushtet e nëshkruara në marrëveshjen e Misnkut. “Ne nuk mund dhe nuk do të heqim sanksionet e vendosura në korrik dhe shtator ndaj Rusisë, derisa të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Minskut të përmbushen. Kjo do të ishte vërtetë e gabuar” tha ajo. Merkel gjithashtu deklaroi se në kuadër të partneritetit lindor, Bashimi Europian ka për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës për banorët në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi.

Artikulli paraprakA DO TË HUMBASË SËRISH VLLAZNIA 2-1 NDAJ KUKËSIT?
Artikulli tjetërQYTETARËT: JO EMËRIME DHE SHKARKIME POLITIKE NË MJEKËSI