Tre pacientë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv në Ukrainë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri. Shkak i zjarrit ishte një qiri i ndezur për të kujtuar vdekjet nga Covid-19.

Katër persona të tjerë janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Sipas zyrtarëve, zjarri filloi kur një qiri u ndez nga një anëtar i stafit pranë pesë përqendruesve të oksigjenit, i cili menjëherë mori flakë.

Ky zjarr është i fundit në një numër zjarresh vdekjeprurëse spitalore gjatë pandemisë.

Oksigjeni i pastër në cilindra, të cilët zakonisht gjenden në spitale dhe përdoret për trajtimin e paciantëve me Covid është shumë i ndezshëm.

Shërbimet lokale të urgjencës thanë se “injorimi i ligjeve elementare të fizikës dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë kanë çuar në humbje të pariparueshme”.

Zyra e prokurorisë lokale po heton incidentin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Sipas një deklarate, personat e vdekur ishin dy gra dhe një burrë, ndërsa tre mjekë kanë pësuar djegie, shkruan BBC.

Artikulli paraprakITALIA DHE MBRETËRIA E BASHKUAR DËRGOJNË MË SHUMË PARA NË SHQIPËRI, RRITET GJERMANIA
Artikulli tjetërSHPËRBLIMI PËR FESTAT E FUNDVITIT, KPA: NUK KEMI FONDE