Merr flakë furgoni i pasagjerëve dyshohet defekt në sistemin elektrik
Një furgon pasagjerësh është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qendër të qytetit të Lacit. Mësohet se furgoni ka qënë i parkuar kur është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda automjetit. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qënë defekti në sistemin elektrik ndërsa policia po vijon hetimet e mëtejshme.